Connect with us

Lajme

Tragjedia në Bullgari/ Ministri bullgar: Nuk tregoj dot se çfarë pashë

Publikuar

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Boyko Rashkov e përshkruan kështu vendngjarjen.

BOYKO RASHKOV

 “Pamjet janë rrëqethëse. Detajet e tragjedisë po hetohen. Është e vështirë të shohësh atje, shumë e vështirë. Nuk e di nëse duhet të tregojmë detajet në këtë moment. Nuk kisha parë asnjëherë diçka të ngjashme. Njerëzit janë kthyer në hi”, ka thënë Boyko Rashkov, ministër i Brendshëm.

Sipas mediave bullgare, po merret në konsideratë mundësia e plasjes së njërës prej gomave dhe përplasjes së autobusit me një barrierë ndarëse para shpërthimit të zjarrit. Megjithatë ka dëshmitarë që thonë se kanë parë autobusin në ecje në flakë.

Zyrtarët më të lartë të Brukselit kanë shprehur ngushëllimet e tyre ndërsa theksojnë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë që është e mundur.

NA NDIQ NË FACEBOOK