Connect with us

Lajme

“Toyota Yaris”, Berisha: 1.5 mln euro, Basha i ndau me Ballën

Publikuar

më

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën për përfshirjen në dosjen “Toyota Yaris”.

“Një ditë në parlament denoncon se do vijnë 5 mln euro brenda makinave Toyota Yaris. E pyeta se ku e mori vesh. Më tha se më mori një kamarier nga një restorant i huaj. I thashë që në këtë mënyrë ti u çove një mesazh atyre që mos ecni në Shqipëri se ju arrestojnë. Jo më tha se ata po ndiqen me GPS”, tha Berisha nga Kurbini, ku u zhvillua këtë të Premte “Foltorja” e radhës.

“Megjithëse e morën vesh, ata erdhën në Durrës, por 1.5 mln u përlanë. I ndau me Taulantin. Tani shkojmë më tutje. Vijnë hetuesit belgë me letër para për të marrë në pyetje Bashën. Lulzim Basha zhduket, teksa i thashë që duhet të shkosh. Nuk shkoi. Dua t’i them këtu. Lulzim, Toyotën ose i ndave me Taulantin ose me klanin kriminal”, shtoi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK