Connect with us

Lajme

Arsovska: T’i tejkalojmë dallimet, ta bëjmë Shkupin qytet të bashkëjetesës

Publikuar

Shkupi sot festoi Ditën e Çlirimit,  13 nëntorin. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska për herë të parë vendosi lule para përmendores së çlirimtarëve që e çliruan Shkupin nga okupatori fashist. Tha se sot Shkupi feston lirinë falë atyre që sakrifikuan jetën për një Shkup më të mirë ku do të jetojnë njerëz të lumtur.

“Dita e sotme është e rëndësishme sepse nuk është e rëndësishme vetëm të festojmë, por edhe t’i mbajmë mend dhe të kujtohemi dhe çdo dite ta kujtojmë atë që të tjerët e dhanë për ne sot të jetojmë në Shkupin e lirë dhe në Maqedoninë e lirë. Të dëshmojmë se këtë liri e meritojmë me atë që tregojmë se dimë të vlerësojmë gjithë atë që na është lënë  dhe ta bëjmë këtë qytet vend më të bukur për jetë”, tha Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Kryetari i “Lidhjes së luftëtarëve” theksoi se Shkupi  është çliruar nga armata e qytetit, e organizuar në njësite me ushtarët dhe komandantët e saj. Duke folur për situatën politike në vend, Naum Borevski u bëri thirrje partive të ngriten mbi kuptimet politike dhe së bashku ta ndërtojnë të ardhmen.

 “Dua të ju bëj thirrje të gjithëve, t’i thërras të gjithë qytetarët të qytetit të Shkupit e sidomos partitë politike që t’i lënë anësh armët e urrejtjes dhe të mos na ndajnë në tradhtarë dhe patriotë, të mos na ndajnë në ushtarë të partiak dhe jopartiak, të mos na ndajnë në baza etnike dhe fetare që ta ndërtojmë këtë shtet dhe të jetojmë se bashku të lirë në të”, tha Naum Borevski, kryetar i “Lidhjes së Luftëtarëve”

Më 13 nëntor të vitit 1944, luftëtarët nga divizioni i 42-të dhe 50-të nacionalçlirimtar i ushtrisë së Maqedonisë dhe brigada e 16-të maqedonase e çliruan Shkupin nga pushtuesit fashistë.

NA NDIQ NË FACEBOOK