Connect with us

Lajme

Taravari thotë se Zaevi i’u ka ofruar para deputetëve të opozitës, reagon Zaev

Publikuar

Sekretari i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari gjatë intervistës së tij në Tv Sitel ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se gjatë mocionit të mosbesimit iu ka ofruar para deputetëve të opozitës shqiptare, madje edhe në mënyrë direkte.

Por nga kabineti i kryeministrit Zoran Zaev i kanë mohuar siç thanë gënjeshtrat dhe dezinformatat se ai apo dikush tjetër me direktivat e tij gjoja u kanë ofruar para deputetëve.

“Për këtë manipulim të rëndë, gënjeshtër dhe shpifje, do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore përmes institucioneve të drejtësisë, nëse zoti Taravari nuk e tërheq menjëherë publikisht shpifjen dhe nëse nuk kërkon falje publike”, thuhet në njoftimin e qeverisë./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK