Connect with us

Lajme

Sondazhi/ 52% e qytetarëve shqiptarë nuk kanë aspak besim te Edi Rama

Publikuar

Sa besim kanë shqiptarët tek Edi Rama si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Mbi 52 % e të anketuarve në sondazhin e RTV Ora e Noto janë përgjigjur se nuk kanë aspak besim, ndërkohë 20.7% kanë shumë besim.

Ndërkohë 15.4% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë mjaftueshëm besim, ndërsa Pak kanë 11.3%.

48.9% e zgjedhësve të PS janë përgjigjur se kanë shumë besim, ndërsa vetëm 3.7% nuk kanë fare besim, kundrejt 37.6% të cilët kanë mjaftueshëm besim.

Zgjedhësit e PD, 82.3% nuk kanë aspak besim, kundrejt 2.1% që kanë shumë besim në qeverisjen Rama.

11.6% kanë votuar se kanë Pak besim, ndërkohë që vetëm 4% kanë mjaftueshëm.

Interesante janë zgjedhësit e LSI nga të cilët 41.5% kanë votuar se kanë aspak besim, ndërsa 58% kanë Pak.

Vetëm 0.1% e zgjedhësve të LSI kanë shumë besim në qeverisjen Rama, ndërsa 0.4% besojnë mjaftueshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK