Connect with us

Lajme

Sllaveski: Shqiptarët e kanë shansin ta dërgojnë BDI-në në opozitë

Publikuar

Trajko Sllaveski nga VMRO-DPMNE, në emisionin “24 analiza” theksoi se më së miri do të ishte që kryeministri Zaev të depononte dorëheqjen një ditë pasi e paralajmëroi me çka qytetarët nuk do t’i përjetonin këto drama politike, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, edhe shqiptarët tani e kanë shansin që ta rrëzojnë BDI-në nga pushteti.

“Shumica në letër me të cilën partitë opozitare sot e dorëzuan iniciativën për votim të mosbesimit të Qeverisë do të vërtetohet edhe të enjten. Me siguri, partitë opozitare shqiptare do ta konfirmojnë konkludimin e tyre, se tani e kanë shansin historik ta rrëzojnë BDI-në nga pushteti dhe kjo është shpresë për të prosperuar si parti. Kjo mund të ndodhë shumë shpejtë për ta”, thotë Sllaveski.