Connect with us

Shqipëri

Skandal: Deputetja e Bashës kërcënon antarët e PDsë që marrin pjesë në Foltoren e Berishës

Publikuar

më

Anëtari i Kryesisë së PD në Sarandë është kërcënuar sot nga deputetja e Lulzim Bashës, Ina Zhupa, për të cilën do flasim më vonë se çfarë “përfaqëson”, me largim nga Kryesia e PD nëse merr pjesë në ‘Foltoren’ e Sali Berishës.

Gjithsesi Ina është e sigurtë që do të reflektojë deri më 11 Dhjetor dhe do të bëhet pjesë e “Foltores”, pasi “Pallati i Kongreseve” është brenda perimetrit që i lejohet të lëvizë

Kërcënime të tilla duket se nuk kanë pasur asnjë efekt edhe në qytetet e tjera ku deputetë të tjerë kanë bërë të njejtën gjë. 

Gjithçka ka ndodhur në grupin e WhatsApp-it të kryesisë së PD në degën e Sarandës. 

Një prej anëtarëve të Kryesisë së degës lokale, Spiro Vaso ka njoftuar grupin se ditën e premte do të vizitojë qytetin e Sarandës lideri historik i PD, Sali Berisha i cili do të zhvillojë ‘Foltoren’ e radhës me demokratët.

Mirëpo, mesazhi nuk i ka pëlqyer deputetes Ina Zhupa, e cila në formë kërcënuese i ka ‘uruar’ anëtarit të Kryesisë ‘suksese në jetë’, një term ky i përdor nga Ilir Beqaj i Edi Ramës, kur shkarkoi nga puna një anëtar të PS në Kukës, se nuk u paraqit në mbledhjen e partisë. 

Për më shumë lexoni mesazhet: 


Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK