Shqipëri
“S’ka prova për Berishën” Zyrtari i lartë amerikan Grenell vjen në Tiranë

Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard Grenell vjen në Tiranë.
SYRI.net shkruan se burime të sigurta bëjnë me dije se Richard Grenell ka zbritur në aeroportin e Rinasit në orën 11:00 .Grenell mësohet se do të ketë disa takime në Tiranë.
Nuk dihet ende nëse vizita e Grenell ka të bëjë edhe me përplasjen mes Sali Berishës dhe Antony Blinken.
Vetëm 2 ditë më parë Grenell shkruajti publikisht për këtë çështje, duke thënë se për Berishën s’ka prova për akuzat e bëra nga DASH që e shpalli “non grata”.















