Connect with us

Lajme

Shqiptarët si faktorë kyç në Ballkanin Perëndimor

Publikuar

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Serbia me 1.51 miliardë euro shpenzime ushtarake në vend, të alokuara në buxhetin e 2021, shpenzon aktualisht dyfishin e shpenzimeve ushtarake të krejt pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor. Pra shpenzon më shumë se dyfishin e Shqipërisë, Bosnje-Herzëgovinës, Maqedonisë së Veriut, Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi të marrë së bashku. Shqipëria për shembull shpenzon vetëm 157 milionë dollarë kurse Kosova e ka pasur shpenzimin më të lartë deri në 70 milionë dollarë ndonëse Albin Kurti ka premtuar që do të shpenzojë deri në 100 milionë dollarë për vitin fiskal 2022.

Nga njëra anë, është pjesërisht ngushëllues fakti që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mal i Zi janë vende antare të NATOs, pra kanë një siguresë më tepër se Republika e Kosovës dhe Bosnja-Herzegovina, por janë pikërisht këto të fundit që ndjehen më të kërcënuara nga ekspansionizmi ushtara serb. Aq më tepër po të merret parasysh që Serbia po e pasuron arsenalin e saj ushtarak me armë ofensive të cilat mund të përdoren vetëm për politika irredente ose së paku destabilizuese në rajon. Mos të harrojmë që në fillim-vitet 80-të ishte pikërisht një disbalancë e tillë ushtarake, ku Serbia kontrollonte mbi 50 përqind të ushtrisë jugosllave (JNA) përvec një përqindje të përafërt në administratën shtetërore jugosllave që çuan bash në projektin irredentist të Serbisë së Madhe që u shoqërua me gjenocid në Bosnje-Hercegovinë dhe krime lufte dhe spastrim etnik në Kosovë.

Gjithashtu rrezikon të destabilizojë Malin e Zi përmes klero-nacionalizmit serb. Fakt është që me përjashtim të shqiptarit Dritan Abazoviq që gjithsesi përfaqëson një formacion politik shumë-etnik dhe që është i vetmi shqiptar në katër deputeët e partisë URA që ai përfaqëson, pjesa tjetër e kabinetit qeveritar në Podgoricë i përket kishës serbe, duke mos përfaqësuar së paku dhe antagonizuar pjesë e malazezëve që e ndjejnë veten të tillë (dhe jo serbë), si dhe minoritetet e tjera, shqiptarët, boshnjakët, kroatët etj.

Shqiptarët aktualisht kanë një rol të paprecedentë në rajon, me një peshë specifike që nuk e kanë pasur më parë dhe me pozita që do të ishte marrëzi mos t’i ruanin, konsolidonin dhe fuqizonin akoma më tej në të ardhmen e afërt. Shpesh të harruar pas politikës së zhurrmshme të ditës në nahijen tonë harrojmë që përvec realitetit të Kosovës republikë që cdo ditë e më tepër avancon jo vetëm në konsolidimin e demokracisë së brendshme, fuqizimin e institucioneve por edhe në njohjen ndërkombëtare sado që kjo e fundit ka një ngërç momental, kemi dhe realitete të tjera në rajon ku shqiptarët kanë rol protagonist. Si në rastin e Malit të Zi që e përmendëm më sipër, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, koalicionet e brishta qeveritare mbahen në këmbë nga një shqiptar. Në rastin e Maqedonisë, megjithëse dy parti opozitare shqiptare: Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa bashkuan forcat me

NA NDIQ NË FACEBOOK