Connect with us

Lajme

“Shpërthen” Paloka: Cinizmi po kalon çdo limit, ndaj shqiptarët se besojnë…

Published

on

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka ironizuar sot qëndrimet e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, lidhur me luftën kundër korrupsionit apo sukseset e drejtësisë. Kim ishte sot e pranishme në një ceremoni, ku është zyrtarizuar Ilir Beqaj në krye të agjensisë së fondeve të huaja, e cila pritet të ketë një buxhet prej 1 mld euro në vit.

Paloka në postimin e tij shkruan se cinizmi po kalon çdo limit.

“Shpall Berishën “non grata” për korrupsion e për më shumë pas tetë vitesh në opozitë! Ndërkohë dekoron Dvoranin si kalorës të luftës kundër korrupsionit, i shkon në zyrë Arben Ahmetajt dhe i kërkon që të marrë në dore flamurin e luftës kundër korrupsionit dhe e fundit kjo e Beqes… Në inagurimin e Beqes si drejtor ju thua shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit po ecën në rrugën e duhur…!!!

E si pret pastaj të besojnë shqiptarët në drejtësinë e qëndrimeve dhe vendimeve që merr ?!!”, shkruan Paloka.

Postimi nga Edi Paloka

Kjo kalon cdo limit te cinizmit !

Shpall Berishen “non grata” per korrupsion e per me shume pas tete vitesh ne opozite ! Nderkohe dekoron Dvoranin si kalores te luftes kunder korrupsionit, i shkon ne zyre Arben Ahmetajt dhe i kerkon qe te marre ne dore flamurin e luftes kunder korrupsionit dhe e fundit kjo e Beqes…Ne inagurimin e Beqes si drejtor ju thua shqiptareve se lufta kunder korrupsionit po ecen ne rrugen e duhur…!!!

E si pret pastaj te besojne shqiptaret ne drejtesine e qendrimeve dhe vendimeve qe merr ?!!

Te pakten demokratet duhet te ftillohen e te shohin realitetin ne sy. Ata qe duhej te shpalleshin “non grata” e madje te ishin pas hekurave per korrupsion, ne fakt po glorifikohen.

E ne se dikush kete e sheh si “mbeshtetje per PD” apo si deshire qe PD ta cojne ne pushtet, ai qofte, se ne kete rast edhe naiviteti do ishte thjesht justifikim!

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com