Connect with us

Lajme

Mickoski: Shkupin e presin kohëra të mira

Publikuar

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shkruar për 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit. Ai thotë se Shkupin e presin kohëra më të mira.

“Maqedonia dhe Shkupi e duan lirinë. Shkupi gjithmonë në piedestal e ka vënë luftën për liri, besimin në parime dhe shpresën për të ardhmen në të cilën besojmë. Njerëzit të cilët luftuan për këtë para 77 viteve janë heronjtë tanë sot, ata e sollën fitoren mbi pushtuesin fashist dhe e tyre është lavdia, ndërsa liria është e përbashkët, publikoi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Këtë liri, shton Mickoski, e mbrojmë edhe sot, dhe dashurinë e tillë ndaj Shkupit e kemi edhe sot.

“Betejat tona bashkëkohore do të jenë fitoret tona të përbashkëta, detyrimi ynë ndaj qytetit të solidaritetit, lirisë dhe humanitetit. Shkupin e presin kohëra të mira, ndërsa e ardhmja e re është ëndrra jonë për kohën që vjen. Me këtë besim dhe shpresë të palëkundur, gëzuar dhe e përjetshme Dita e Çlirimit – 13 Nëntori, qyteti im”; ka shkruar Misckoski.

NA NDIQ NË FACEBOOK