Connect with us

Shqipëri

Rrëzohet pretendimi i Gaz Bardhit/Sekretari i PD Elbasan lexon emrat e 272 delegatëve,kanë firmosur për 11dhjetorin

Published

on

Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka bërë publike dhe lexuar para mediave emrat e 272 të delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor, i cili është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mësohet se gjithsej dega e PD në Elbasan ka 409 delegatë, nga të cilët 272 kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ata kanë vendosur që emrat e tyre të lexohen dhe bëhen publike para mediave me qëllim që lista të jetë transparente për të gjithë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një degë e PD lexon emrat e delegatëve që kanë firmosur për 11 dhjetorin. Edhe disa ditë më parë një përfaqësuese e njësive 3 dhe 6 të PD në Tiranë, ka lexuar emrat e disave prej delegatëve.

Lista e të gjithë firmave të delegatëve ndodhet në zyrën e Edi Palokës, në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com