Connect with us

Lajme

Rrëmbimi dhe vrasja e biznesmenit/ Arrestohet autori i dyshuar i krimit

Publikuar

Fredi Rrushi, i arrestuar disa ditë më parë, akuzohet se është personi që fshihet pas rrëmbimit dhe vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës konfirmon se është pikërisht Rrushi personi i dyshuar për ngjarjen e ndodhur.

Blutë, ndërkohë, dhanë edhe detaje lidhur me aksionin që çoi në zbulimin e trupit të pajetë në zonën e Dajtit.

Gjetja e trupit të pajetë

“Në lidhje me zbardhjen e rrëmbimit të 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha dhe gjetjen e tij, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme, si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup. Pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha. Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit”, njoftoi policia.

” alt=”” width=”640″ height=”1122″ data-src=”https://i1.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/44a8d9ca-7616-4a68-8a55-95cb89d70834.jpg?resize=640%2C1122&ssl=1″ data-srcset=”https://i1.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/44a8d9ca-7616-4a68-8a55-95cb89d70834.jpg?resize=640%2C1122&ssl=1 640w, https://i1.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/44a8d9ca-7616-4a68-8a55-95cb89d70834.jpg?resize=696%2C1220&ssl=1 696w, https://i1.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/44a8d9ca-7616-4a68-8a55-95cb89d70834.jpg?resize=240%2C420&ssl=1 240w, https://i1.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/44a8d9ca-7616-4a68-8a55-95cb89d70834.jpg?w=730&ssl=1 730w” data-sizes=”(max-width: 640px) 100vw, 640px” data-recalc-dims=”1″/>
Vendi ku u gjet nga shërbimet e Policisë, trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Në Qafë Mollë, Dajt.

“Si rezultat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavorr e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës”, shtuan të njëjtat burime.

Autori i dyshuar

Ndërkohë, shtuan të njëjtat burime, është zbuluar dhe autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje – Fredi Rrushi.

Sipas bluve, dyshohet se Fredi Rrushi, i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë, si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

” alt=”” width=”640″ height=”710″ data-src=”https://i2.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/Ruzhdi-Hoxha.jpg?resize=640%2C710&ssl=1″ data-srcset=”https://i2.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/Ruzhdi-Hoxha.jpg?resize=640%2C710&ssl=1 640w, https://i2.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/Ruzhdi-Hoxha.jpg?resize=379%2C420&ssl=1 379w, https://i2.wp.com/boldnews.al/wp-content/uploads/2021/11/Ruzhdi-Hoxha.jpg?w=697&ssl=1 697w” data-sizes=”(max-width: 640px) 100vw, 640px” data-recalc-dims=”1″/>
Ruzhdi Hoxha

“Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit  të kësaj ngjarje”, shtuan të njëjtat burime.

Lexo edhe:

Gjendet në Dajt trupi i pajetë i biznesmenit të zhdukur, u qëllua me armë zjarri

U gjet i vrarë në Dajt, lëvizjet e fundit të biznesmenit