Connect with us

Lajme

Alternativa: Po shohim mundësinë për të hyrë në qeveri

Publikuar

Kryesia Qendrore e Alternativës jep dritën jeshile që lideri i partisë të vazhdon negociatat me LSDM-në për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentar. Bisedimet do të fillojnë nga java e ardhshme, raporton Alsat.

“Ne duhet t’i japim shans stabilitetit dhe vazhdimësisë që vendi të shpreson për datë për negociata me BE-në. Kryesia Qendrore e partisë ka autorizuar kryetarin që të diskutojë me gjithë aktorët politikë në vend, kryeministrin aktual dhe mandatarin e ri të mundshëm për të parë se cili asht koncepti i tyre për dalje nga kjo krizë”- tha Orhan Murtezani, Zëdhënës i Alternativës.

Vendimin përfundimtar të bazuar në marrëveshjen e mundshme LSDM-Alternativa që kjo e fundit të bëhet pjesë e Qeverisë duhet ta sjell Kuvendi Qendror i partisë.

“Tani e tutje gjithçka varet se si do të bisedohet dhe për çka do të merremi vesh. Vendimin për pjesëmarrje në Qeveri ose jo do ta sjell Kuvendi qendror i partisë i cili mund të thirret pasi të kemi diçka konkrete nga bisedimet.Ditë më parë në takim jo formal deputetët e Alternativës kanë sjell vendim unanim pro bashkimit me shumicën parlamentare. Një ndër kushtet e Alternativës për Qeveri është hapja e rasteve të montuara gjyqësore dhe zbardhja e tyre përmes ndihmës ndërkombëtare dhe përcaktimi i pa kompromis i Qeverisë për anëtarësim në BE”- pohoi  Orhan Murtezani, Zëdhënës i Alternativës.

Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani i pyetur nga gazetarët se pse dy deputetë, Skender Rexhepi – Zejdi dhe Safije Sadiki nuk ishin në mbledhje e sotme të partisë, ai u përgjigj:

“Deputeti Rexhepi dhe deputetja Sadiki janë në udhëtim jashtë vendit, si pjesë e delegacionit parlamentar”.

Kujtojmë se në këtë mbledhje u shqyrtuar oferta e kryeministrit Zoran Zaev që kjo parti të bëhet pjesë e Qeverisë. Është vendosur që Afrim Gashi të jetë personi i autorizuar që do të udhëheqë negociatat me Zaevin për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK