Connect with us

Bota

Protesta masive në Iran, paralajmërohen trazira mbarkombëtare, ja arsyeja

Published

on

Disa provinca të Iranit po përballen me një situatë të rëndë për të shkak të mungesës së ujit, ndërsa mediet paralajmërojnë se vendi mund të përfshihet nga trazira mbarëkombëtare.

Në pesë provincat Chaharmahal dhe Bakhtiari, Lorestan, Yazd, Isfahan dhe Khuzestan, kriza e ujit ka çuar në tensionim të situatës. Ka pasur sulme të herëpashershme kundër objekteve të transferimit të ujit nga Isfahani në Yazd, dhe nga ana tjetër, banorët e Chaharmahal dhe Bakhtiari, Khuzestan dhe Lorestan janë ankuar se uji i tyre po transferohet nga burimet drejt provincave të tjera”, raporton gazeta shtetërore Ebtekar.

Shumica e fermerëve në provincën Khuzestan nuk kanë mundur të kultivojnë që nga vera. Provinca po përballet me një krizë të mungesës së ujit dhe gjatë ditëve të fundit të korrikut dhe javës së parë të gushtit të këtij viti, pati protesta të gjera në provincën Khuzestan kundër ndërprerjeve të ujit.

Gazeta shtetërore Mostaghel fajëson qeverinë për keqmenaxhimtë situatës.

Mafia e ujit dhe tunelet e saj po i thajnë ujërat nëntokësore si një fshesë me korrent. Kjo ka qenë shumë e dobishme për ta, por ia ka errësuar të ardhmen Iranit. Dhe tani, zëvendës Presidenti dhe ministri i Energjisë po përballen me protesta masive, pasi disa fabrika kanë marrë sasi të mëdha uji, shkruan Mostaghel.

Fermerët e Isfahanit duan ujë për arat e tyre, por qindra fshatra në Yazd e Khuzestan nuk kanë ujë as për të pirë, sipas medieve vendase.

Nëse nuk ndërhyhet, vendi rrezikon të hyjë në krizë të thellë, me banorët që nuk kanë ujë për të pirë e për të vaditur të mbjellat./tch/

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com