Lajme
Prej sot, hyrja në objekte vetëm me certifikatë për pranimin e dy dozave të vaksinës kundër Covid-19

Prej sot, për hyrje në objektet e hapura dhe të mbyllura do duhet të posedoni certifikatë për imunizim të plot kundër Covid-19, respektivisht certifikatë për pranimin e dy dozave të vaksinës kundër virusit korona, ose vërtetim që në 45 ditët e fundit keni kaluar sëmundjen Covid-19. Ky vendim ishte marrë në seancën qeveritare të mbajtur me 26 tetor.
“Me këtë lejohet hyrja e çdo lloj objekti të tipit të hapur ose të mbyllur, objekte hoteliere (kafe, restorante, bare, klube nate-disko), në objektin e hotelerisë / seksionin e ushqimit në objektet hotelierike për akomodim (hotel, motel, konvikt dhe objekte të tjera akomodimi), në pika karburanti, në kazino dhe pika të bastev. Lejohet hyrja edhe në ngjarje të ndryshme (koncerte, seminare, trajnime, kurse, takime pune, konferenca, ngjarje kulturore ose sportive)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.















