Lajme
Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, qindra milionë lekë tendera me kompaninë e tij private

Kompania e sigurisë fizike F.P.M që ka për pronar Prefektin e Vlorës Flamur Mamaj po merr nga shteti dhe institucionet shtetërore qindra milionë lekë nga tenderat.
Flamur Mamaj në vitin 1998 ndërtoi kompaninë e sigurisë fizike e cila edhe emrin ka inicialet e emrit, atësisë dhe mbiemrit të prefektit të Vlorës. Në vitin 2014 ai kompaninë e tij ja ka kaluar 100 përqind gruas së tij Arta Mamaj e cila në shtator të vitit 2017 pronësinë ja kalon fiktivisht shtetasit Bajram rukaj.
Ish ushtaraku Flamur Mamaj në tetor të vitit 2018 u prezantua si prefekt i qarkut të Vlorës. Kalimi fiktiv i aksioneve tek një punonjës i kompanisë u bë për ti shpëtuar ligjit për konfliktin e interesit. Por zyrtarët e Albpetrol, bashkisë së Vlorës, gjykatës së Vlorës, gjykatës së Apelit Vlorë e dinë shumë mirë se për tenderat në zyrë ju shkon Arta Mamaj dhe telefonatat i marrin nga Flamur Mamaj.
Më datë 26 shkurt të vitit 2019 kompania e Flamur Mamajt ka fituar tenderin në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë me vlerë 230 milionë lekë të vjetra me objekt ruajtjen fizike të godinës së gjykatës. Më 31 Maj të vitit 2019 një bashkim mes tre kompanish, një nga të cilat është F.P.M e Flamur Mamajt ka lidhur kontratën me vlerë 720 milionë lekë të vjetra me kompaninë Albpetrol Patos.
Sërish gjykata e Vlorës më 6 prill të vitit 2018 i dha kompanisë së Prefektit 26 milionë lekë si fituese e tenderit. Në korrik të vitit 2020 kompania e Prefektit së bashku me disa kompani të tjera morrën nga kompania shtetërore Albpetrol 270 milionë lekë si fitues të tenderit, sërish në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit.në 8 qershor të vitit 2020 agjensia e prokurimit publik lajmëronte se sërish F.P.M fitoi një tender tek Albpetrol patos me një vlerë prej 140 milionë lekë të vjetra.
Në 19 mars të vitit 2018 Flamur Mamaj, prefekt i qarkut të Vlorës ka patur rastin të firmosë dokumentin e bashkisë së Vlorës që i jepte atij 250 milionë lekë tender. Këto janë vetëm disa nga shifrat e gjetura nga gazetarët investigativë për ushtarakun e bindur të Rilindjes në Vlorë. Të gjithë në Prefekturën ku ai drejton e dinë se e kujt është kompania F.P.M dhe kush është ende pronar në kompaninë që ka edhe emrin e Flamur Mamajt.



Për SPAK apo prokurorinë e Vlorës është shumë e thjeshtë ta verifikojnë duke marrë në pyetje anëtarët e tenderave të cilët janë filmuar në zyrat e tyre duke u takuar me Arta Mamaj, bashkëshorten e Prefektit e cila vrap nga një tender në tjetrin./Lajmi i plotë në MASKA.al/




















