Connect with us

Kosovë

Policia gjeti armë, karikatorë dhe 6 fishekë në veturën ‘Range Rover’ të Don Xhonit

Published

on

Policia e Rajonit të Prishtinës, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit ‘Range Rover’.

Në veturë ndodhej reperi Don Xhoni dhe Festim Strumcaku, shkruan Syri.net Kosova.

“Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë dy personave, dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: Një armë të shkurtër, një karikatorë si dhe 6 fishekë”, njofton policia.

Policia njofton se i dyshuari, Festim Strumcaku, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim në stacionin policor qendra në Prishtinë.

“Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi i policisë.

Njoftimi i PK-së:

Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover.

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë (dy) personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:

-një armë të shkurtë

– në karikatorë si dhe

-6 fishekë.

I dyshuari;

-F.S,mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com