Connect with us

Lajme

Policia Financiare në Komunën e Tetovës!

Publikuar

Policia Financiare ka kryer kontrolle në Komunën e Tetovës, për disa lëndë të ish-kryetarit të Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti. Kryetari i sapo zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami këtë e quan presion politik, pasi që siç shton, në 8 vite sa në krye të komunës së Tetovës ka qenë Teuta Arifi, Policia Financiare nuk ka gjetur kohë që t’i procedojë lëndët.

“Sot e kam në vizitë të pa ftuar Policinë Financiare për lëndë të cilat janë para 8 viteve. Nuk e kanë parë të arsyeshme të kontrollojnë punën e kryetares për dy mandate por kanë ardhur për lëndë paraprake. Unë e vlerësoj se është presion politik për të penguar punën time si kryetar. Kanë ardhur në sektorët për çështje juridike dhe financiare. Sot kanë ardhur, sot ishte takimi i parë kanë ardhur me lëndë kinse paraprake nga kryetari Sadi Bexheti”, tha Kasami.

Nga Drejtoria e Policisë Financiare. Përmes një kumtesë me shkrim thonë se punojnë në mënyrë të paanshme dhe kërkohet që rasti të mos politizohet.

“Policia Financiare tashmë disa muaj mbledh të dhëna dhe vepron sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Drejtoria e Policisë Financiare në punën e saj të rregullt procedon pa selektivitet dhe me paanshmëri, në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe udhëzimet e marra nga Prokuroria. Përderisa rasti është në procedure parahetimore, për shkak të parimit të fshehtësisë, në këtë moment nuk do të mund të ndajmë më shumë informacione relevante dhe ju lusim që të mos keqpërdoret dhe përdoret për qëllime politike”, thanë nga Policia Financiare.

Bilall Kasami ka dy javë që ka marrë postin e kryetarit të komunës së Tetovës. Ai është edhe kryetari i Lëvitzjes Besa. Para tij për tetë vite kryetare ka qenë Teuta Arifi, nga radhët e BDI-së, ndërsa para saj, për katër vite kryetar ka qenë Sadi Bexheti nga PDSH-ja.

NA NDIQ NË FACEBOOK