Situata e krimit në vend vijon të mbetet problematike. Kjo e diel ishte gjithashtu e ngarkuar nga ngjarje të kronikës së zezë të cilat kanë pasuar njëra-tjetrën.
Në orët e mbrëmjes një 32 vjeçar i identifikuar me emrin Ilir Shkurti u plagos në zemër të ish-bllokut, ndërkohë policia shpejtoi që përmes një deklarate të thoshte se ka arritur në kohë rekord të kapën një prej autorëve të dyshuar.
I plagosuri Ilir Shkurti sipas policisë është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm. Po kështu policvia deklaron se ka arritur të bllokojë dhe mjetin me të cilin autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.
Policia është shprehur se është vënë në ndjekje të autorit tjetër të dyshuar. Ndërkohë oficerë të policisë kanë shkuar në spital ku merr mjekim i plagosuri dhe pas mbledhjes së të dhënave pritet të zbardhet edhe ngjarja.
Dyshimet e para janë se Shkurti është plagosur në këmbë. Po kështu ngjarja ka apsur edh eprotagonistë të tjerë të përfshirë që do të merren në pyetje me qëllim zbardhjen e saj të plotë.























