Connect with us

Lajme

Përse po kërkohet tani largimi i Lulzim Bashës? Nishani: Nuk mbajti asnjë nga 3 premtimet që ju bëri demokratëve

Publikuar

Ish-Presidenti i Repulikës Bujar Nishani, i ftuar në ‘Opinion’ ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

I pyetur nga moderatori i emisionit se përse ka nisur tani kjo nismë kundër Lulzim Bashës, ndërkohë që ai vetëm 3 muaj më parë u rimandatua në krye të partisë, Nishani deklaroi se Basha nuk mbajti asnjë nga premtimet që i bëri anëtarësisë gjatë kohës së fushatës brenda zgjedhjeve partiake.

Zoti Basha doli në fushatë dhe u tha anëtarëve që sapo të zgjidhem kryetar do të punoj për bashkimin e partisë, nuk do të njoh zgjedhjet, do të kërkj transparencë për rastin Berisha. në të treja këto raste ai gënjeu, nuk i mbajti premtimet’, tha Nishani.

NA NDIQ NË FACEBOOK