Connect with us

Lajme

Përfundon numërimi i votave në Dibër, 138 vota dallim mes BDI-së dhe ASH-së

Publikuar

Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare ka përditësuar të dhënat e fundit nga rezultati i zgjedhjeve të djeshme lokale në Dibër, përcjell TV21. Janë numëruar votat nga të gjitha 27 vendvotime.

Më tepër vota ka fituar kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Hekuran Duka me 49,69 për qind të votave të fituara, përkatësisht me 4.291 vota. Kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta ka marrë 4.153 vota, gjegjësisht 48,09 për qind të votave.

NA NDIQ NË FACEBOOK