Connect with us

Kosovë

‘Për 10 minuta thuaj mamit jam në shpi, bëma bukën’/ Xhaxhai i nxënësit që humbi jetën nga sulmi në autobus në Gllogjan, rrëfen bisedën e fundit të tij me babain

Published

on

Të afërmit e viktimave që humbën jetën në Deçan pasi një autobus u sulmua me armë zjarri, zbulojnë të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Jakup Hamzaj, xhaxhai i Ledion Hamzajt, njërit prej nxënësve që ndërroi jetë pas sulmit me armë, ka rrëfyer për “News 24” si e mori lajmin e hidhur.

Hamzaj rrëfen se ishte babai i Ledionit i cili ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes, ku ka parë se shoferi i mjetit kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është plagos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjut ka viktima’. I pari që ndërroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e plagosur nga dritarja e më pas ka kap djalin e vet. Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndërruar jetë.’ rrëfen xhaxhai, ndërsa tregon edhe bisedën e fundit të nipit të tij me babin në telefon, 10 minura para se të ndodhte sumi në autobus. Biseda e fundit ka qenë 10 minuta para. I tha ‘bab për 10 minuta thuj mamit jam në shpi, bëma bukën.’ – tregon xhaxhai i të riut që humbi jetën.

VIDEO E PLOTË KLIKONI KËTU

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com