Connect with us

Lajme

Pastrimi i parave, lihen në qeli bashkëpunëtorët e Rezart Taçit

Publikuar

Rezart Taçi

Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar si bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi në një skemë të pastrimit të parave, janë lënë në qeli.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, konfirmoi këtë të Shtunë masat e arrestit personal “arrest me burg” pa afat për dy personat e arrestuar të Enjten.

Për të njëjtin hetim, në kërkim është shpallur biznesmeni Taçi, i cili në deklarimet e tij për mediat pas dy arrestimeve, ka mohuar akuzat, ndërsa ka deklaruar se ndodhet jashtë Shqipërisë.

SIpas hetimeve, koka e skemës ishte Francesko Zummo, sipërmarrësi 90-vjeçar italian nga Palermo, me lidhje të hershme me personazhe të mafias në Itali.

Lexo edhe:

Pastrimi i parave/ Rezart Taçi dha garanci për zhbllokimin e tyre. Detaje nga hetimet

NA NDIQ NË FACEBOOK