Connect with us

Lajme

Zejdi: Parimisht, Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë

Publikuar

Deputeti dhe anëtar i kryesisë  së Alternativës, Skender Rexhepi beson se subjekti politik ku bën pjesë ai, do të marrë vendim për të qenë pjesë e Qeverisë. Sipas tij, integrimi i vendit në BE është prioritet para rrëzimit të pushtetit.

Në lidhje me: Alternativa për TV21 konfirmon takimin Zaev-Gashi, nuk zbulojnë se me çfarë kërkesash ulen në bisedime

“Parimisht besoj se Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë. Dallimet në parti janë shkrirë dhe pres që organet e partisë të marrin vendim për të hyrë në Qeveri, por ndërkaq do të presim deri në vendimin përfundimtar. Integrimi i vendit në BE është prioritet para rrëzimit të Qeverisë. Besoj se përparësi do të japim në proceset eurontegruese, si dhe në realizimin e programit të Alternativës e cila ua premtoi qytetarëve dhe zgjedhësve tanë”, tha Rexhepi për “Slloboden Peçat”.

Në lidhje me: Zaev për TV21: Nesër do të takohem me Afrim Gashin

Ai thotë se deri më tani nuk ka pasur ofertë për vende të ministrave për Alternativën, dhe pret që fotografia të jetë më e qartë pas takimit të dy liderëve Zoran Zaev dhe Afrim Gashi, që siç njoftoi TV21, do të mbahet nesër.

NA NDIQ NË FACEBOOK