Connect with us

Lajme

Pandemia/ Rama paralajmëron “kufizime në mjediset publike” për të pavaksinuarit

Publikuar

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi këtë të Shtunë se mund të ketë “kufizime në mjedise publike” për personat e pavaksinuar ndaj koronavirusit.

Në një postim në faqen e tij në FB, Rama shpërndan një video ku bëhet apel për tu vaksinuar. Në komentin që shoqëron pamjet, Rama shkruan: “Dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”.

Të Enjten, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi nga foltorja e Kuvendit se mund të ndalohet frekuentimi i bareve e restoranteve nga personat të cilët nuk janë vaksinuar kundër Covid-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK