Connect with us

Lajme

Pak para fillimit të seancës, Rexhepi deklarohet për media në lidhje me votën e tij

Publikuar

Sot në orën 11:00 fillon seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, derisa pak para nisjes së kësaj seances, deputeti I Alternativës Skender Rexhepi-Zejd, ka folur për media, ku ka theksuar edhe njëherë se do ta votojnë mocionin pr rrëzimin e qeverisë, shkruan Alsat.

Ai ka theksuar se kjo gjë është obligim i cdo opozite derisa të vijë në pozitë.

Zejd ka folur edhe për kërcenimet që ka marr në momentin kur ka dalë të kundërshtojë marrëveshjen ku përfshihej edhe “E majta”.

Ai ka treguar se të gjitha ato i ka dërguar në polici.

“Atë që kam thënë unë është qëndrim i Alterntativës, se asnjëherë nuk do të jemi në një tavolinë me njerëz që janë antishqiptar. Presionet i tejkaloj vet, jam mjaft i zoti për atë. Kur e kemi marr rrugëtimin politik e kemi ditë e do të përballemi me kërcënime. Sot kemi ardhë këtu që çdo mocion për rrëzimin e qeverisë do ta votojmë, që është obligim i cdo opozite derisa ta marrim pozitën”, ka thënë ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK