Connect with us

Lajme

“Open Balkan”, nesër mbahet takimi mes liderëve, në rrugët e Beogradit valëviten flamuj shqiptar

Publikuar

më

Rrugët e Beogradit duket se janë mbushur me flamuj shqiptarë. Në pamjet që Top Channel siguron duket se si në shtylla janë varur flamuj shqiptarë në kuadër të “Open Balkan” që do të mbledhë ditën e nesërme 3 nga 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Beograd.

Përveç flamujve shqiptarë, duken se valëviten dhe flamuj të Maqedonisë së Veriut e të Serbisë. Ndërkohë mësohet se në Beograd ka mbërritur delegacioni shqiptar. Ky samit ndryshe nga ata të kaluarit, nuk do ta gjejë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në krah të homologut shqiptar Edi Rama dhe presidentit Serb Aleksandar Vuçiq.

Vendin e Zoran Zaev të dorëhequr disa ditë më parë, do ta zërë zëvendëskryeminstri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov .

Sikurse edhe në takimet e shkuara të këtij formati, Vuçiq, Rama dhe Dimitrov në ditën e parë të samit do të zhvillojnë një ecje në qendër të Beogradit. Dita e dytë e takimit do të nisë me një takim me përfaqësuesit e biznesit e më pas me ata të Këshillit Atlantik për t’ja lënë vënë vendit takimit trepalësh.

Për atë çfarë do të dakordësohet në këtë takim Vuçiq, Rama dhe Dimitrov do t’i deklarojnë në një konferencë të përbashkët për mediat. Edhe ky takim i radhës e gjen iniciativën e Ballkanit të Hapur pa Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.

Ndërkohë disa ditë më parë nga Uashingtoni erdhën qëndrime të qarta dhe mbështetëse për këtë iniciativë.

Gabriel Escobar zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha se “Udhëheqësit e të tre vendeve që kanë shqyrtuar nismën e Ballkanit të Hapur na kanë siguruar se ajo është e hapur për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ne u besojmë atyre. Në fakt, ajo nuk mund të ketë sukses pa tre vendet e tjera. Nisma e Ballkanit të Hapur pasqyron gjithashtu edhe diçka nga Procesi i Berlinit, quajtur treg rajonal i përbashkët, ndaj ne mendojmë se janë plotësuese, ne mendojmë se çdo gjë që i sjell vendet më afër do të krijojë besim ndërmjet njerëzve, ndërsa do të krijojë edhe mundësi për lëvizje politike për disa nga çështjet”, deklaroi Escobar disa ditë më parë.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri17 minutes ago

“Protesto, por mos shkatërro!”- Elvana Gjata reagon për protestat në Tiranë: Të zgjasim dorën për dialog! Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?

Lajme1 hour ago

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës

Shqipëri3 hours ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme4 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri5 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme6 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri8 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme9 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni10 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri10 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë12 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme12 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

NA NDIQ NË FACEBOOK