Connect with us

Lajme

Nuk ka vaksinim të detyrueshëm

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë reagon në kumtesën e Konfederatës së Sindikatave në të cilën pretendohet se masat që i propozon Komisioni për Sëmundje Infektive janë “vaksinimi i detyrueshëm”.

“Të  punësuarit të cilët i përfshijnë masat e reja kanë zgjedhje të dorëzojnë edhe test negativ njëherë në javë, nëse vendosin të mos vaksinohen, ndërsa ata që kanë probleme shëndetësire për shkak të të cilave nuk mund të vaksinohen, nuk janë të detyruar ta bëjnë atë. Masat e njejta të cilat i propozojmë  tashmë janë vendosur në shumë vende në Evropë dhe rajon, si për shembull në Slloveni, Kroaci dhe Greqi, ku prej më parë janë në fuqi. Në kushte kur kërcënohet  valë e  fuqishme e koronavirusit, detyra e Ministrisë dhe Komisionit është të propozojnë masa adekuate  të cilat me siguri do të japin rezultate si për zvogëlimin e përhapjes së virusit, ashtu edhe për ngritjen e përqindjes së popullatës së imunizuar”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria thonë se  protestat dhe format tjera të shprehjes së pakënaqësisë kundër masave janë e drejtë demokratike, por gjithashtu në kundërshtim me rekomandimet shëndetësore të cilat vijnë nga institucionet shëndetësore botërore.

“Apelojmë në përgjegjësi te të gjithë qytetarët dhe faktorët në shoqëri me qëllim që së bashku t’i tejkalojmë të gjitha sfidat me pandeminë e cila për fat të keq, ende po merr jetë në botë. Kërkojmë mbështetje për masat të cilat janë në interes të shëndet publik dhe mbrojtjes së sistemit shëndetësor i cili po pëson presion të madh para se gjithash nga personat të cilët nuk janë të vaksinuar, ndërsa kanë nevojë për trajtim spitalor”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme32 minutes ago

Mickoski: Pas 17 qershorit nisim bisedimet për rikonstruimin e qeverisë

Maqedoni36 minutes ago

Sporti bashkon, urrejtja përçan: Është koha të bëjmë tifozeri pa gjuhë të urrejtjes, racizëm dhe provokime nacionaliste

Shqipëri36 minutes ago

“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat

Kosovë1 hour ago

“PDK t’i nis përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të partisë”

Kosovë3 hours ago

Lulzim Peci-partive politike: Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin

Lajme3 hours ago

VLEN: Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet realitet, atë që nuk e bënë për 24 vjet, ne po e realizojmë në 24 muaj

Lajme3 hours ago

Autostrada Shkup-Bllacë, 5 tunele dhe 12 ura, çmimi 200 milionë €, ja kush do ta ndërtoj?

Shqipëri3 hours ago

“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!

Bota5 hours ago

Presidenti Donald Trump sot feston ditëlindjen

Maqedoni6 hours ago

Ku ka pasur rritje më të madhe të çmimeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut?

Shqipëri7 hours ago

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

Kosovë8 hours ago

Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën partitë politike

NA NDIQ NË FACEBOOK