Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti: Nuk ka nevojë për riformatim të Qeverisë

Publikuar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot tha se Qeveria nuk ka nevojë për riformatim, përcjell TV21. Ahmeti komentoi edhe dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, duke thënë se çdo zgjidhje tjetër përpos tij do të “hapte kutinë e pandorës”.

“Nuk kemi kohë për të hyrë në negociata për riformatim të qeverisë apo për ndryshime në partneritet qeverisës. Nuk dua të flas për situata hipotetike, por mendoj se çdo zgjidhje tjetër do të hapte kutinë e pandorës”, tha mes tjerash Ahmeti.

NA NDIQ NË FACEBOOK