Connect with us

Lajme

Nuk e vazhdojnë shkollimin se s’kanë transport! Nxënësit e Leshnicës së Epërme duhet të ecin 3.5km në këmbë

Publikuar

më

Në mungesë të transportit, nxënësit e shkollës së mesme të Leshnicës së epërme detyrohen që këtë rrugë ta ecin në këmbë deri te shkolla më e afërt që ndodhet në Leshnicën e poshtme. Ndonjëherë prindërit i dërgojnë me makina private, por jo çdoherë kanë mundësi. E për shkak se duhet të ecet diku rreth 3.5 kilometra shumë nxënës nuk e vazhdojnë shkollimin.  Për momentin vetëm një nxënës shkon në shkollë.

 “S’kanë, ata i dërgojmë vetë, por dimrit edhe ne nuk kemi mundësi se si kemi veturat e mira. Zihet rruga dhe ngelin edhe pa mësim fëmijët. Prej komunës kemi lyp shumë herë dhe na thonë çoni vetë. Na thonë s’ka shumë janë një dy, por ai njëri duhet të shkojë. Shkaku transportit e kanë lënë, nuk shkojnë se nuk kemi kushte. Si ta dërgosh teposhtë? Si kemi veturat e forta dhe ngelin fëmijët pa mësim.”

Ky fshat bie mbi komunën e Zhelinës, ndërsa nga Bashkësia Lokale thonë se disa herë kanë kërkuar nga komuna që tu sigurojë transport, por nga atje u kanë thënë se nuk kanë llogari për një nxënës të dërgojnë veturë.

 “Jam ankuar. Kam shkuar në komunë që një transport ta sigurojë se fëmijët mos ngelin rrugëve se dimri vjen edhe ata ok ok edhe nuk e kanë marr parasysh hiq.  Edhe kur bien borë këtu nga 20 deri në 50 centimetër edhe ti nuk ke mundësi t’i dërgosh  edhe ai ose do vonohet në orë ose nuk shkon. E ka në ora shtatë të jetë atje. Ai arrin në ora 9 dhe këto janë probleme.  A ka nxënës që shkaku transportit nuk shkojnë në shkollë?  Ka edhe nga ata që shkaku transportit nuk shkojnë. Ka prind që nuk ka as veturë edhe detyrohet që të shkojë në këmbë. Ata që shkojnë në këmbë frikohen. Me qenë pas ditës ai duhet të vijë ora tetë në mbrëmje, frikohen. Unë sa herë kamë dal më veturë e kam pritë”, tha Mefail Xhelili, kryetra i bashkësisë lokale.

Pyetëm në Komunën Zhelinës por deri tani kemi marrë përgjigje.

Ndryshe Leshnica e Epërme është fshat malor, ndërsa shpërngulja e banorëve ka bërë që në këtë fshat të mos ketë më shumë se 200 banorë./TV21/

Lajme1 minute ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme6 minutes ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni1 hour ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë1 hour ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni1 hour ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri2 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme2 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme2 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë3 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri4 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme5 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Kosovë5 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

NA NDIQ NË FACEBOOK