Connect with us

Bota

“Nuk di anglisht, vetëm shqip”/ Arrestohet shqiptari në një “shtëpi” bari në Uells

Publikuar

Një shqiptar është arrestuar nga policia britanike për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Aldjon Musollarin, i cili kishte shndërruar ambientet e një ish-zyre postare, në një serë për kultivimin e kanabisit.

Shqiptari u arrestua në zonën e Uellsit, aty ku kishte ngritur dhe laboratorin e drogës. Ai i kishte veshur muret me pllaka gipsi të mbuluara me fletë plastike dhe kishte vendosur dhjetra llampa për ngrohje.

Pasi u ndalua nga policia shqiptari ka pohuar se nuk fliste anglisht, duke shtuar se mund të kthente përgjigje në shqip.

Shqiptari raportohet se kur u ndalua nga policia u shpreh: “Unë nuk flas anglisht. Shqip”.

Atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 120 bimë kanabisi. Gjatë dëshmisë së tij në polici, shqiptari kishte pohuar se kishte ardhur në Britani 6 javë më parë./panorama/

NA NDIQ NË FACEBOOK