Lajme
Zaev: Në fund, Alternativa mund të vendos edhe të mos jetë pjesë e Qeverisë!

“Vendimi në fund nga ata mund të jetë edhe të mos hyjnë në Qeveri. Kjo më është bërë e ditur sot, sepse është e logjikshme se ata flasin edhe me partnerët e deritanishëm, gjegjësisht me Ziadin Selën dhe Hristijan Mickoski, por vendimet sillen si në LSDM ashtu edhe në Alternativë dhe te partnerët e koalicionit”, kështu është deklaruar mes të tjerash kryeministri Zoran Zaev pas takimit me Afrim Gashin.
Ai ka deklaruar se në LSDM dhe në partitë tjera të koalicionit do të bisedohet edhe ndarja e kuadrove.
“Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha këto aspekte, qoftë për përcaktimet programore, por edhe kuadrovike dhe për ndarjen e përgjegjësisë në Qeverinë e re me Alternativën”, tha më tej Zaev, transmeton TV21.
Qëllimi i bisedimeve siç tha Zaev është “rritja e shumicës”.
“Bisedimet do të vazhdojnë. Se a do të ndërpriten të njëjtat apo shkohet më tej, ne ashtu do të njoftojmë me kohë”, tha më tej ai.
















