Connect with us

Lajme

MPJ e Bullgarisë: Fjalori me gjuhë të urrejtjes, i papranueshëm

Publikuar

Kategorikisht është e papranueshme përdorimi i fjalorit urrejtës si instrument për përballje të brendshme politike, kumtoi Ministria bullgare e Punëve të Brendshme, duke potencuar se ngjarjet nga java e kaluar dhe retorika agresive, e përdorur në fushatën parazgjedhore për kryetar të Qytetit të Shkupit janë edhe një shembull për imponim të atmosferës së mostolerancës dhe moskuptimit në vend ndaj qytetarëve me identitet bullgar dhe ndaj Republikës së Bullgarisë.

Nga MPJ bullgare theksojnë se janë përmbajtur nga reagimi i shpejtë, sepse nuk kanë dashur të kyçen në polemikë parazgjedhore në RMV.

“Ky pozicion konzistent i mospërzierjes në proceset politike në vendin tonë fqinj nuk do të thotë se e pranojmë diskriminimin e vazhdueshëm dhe fjalorin urrejtës ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët në ndonjë mënyrë janë të lidhur me Republikën e Bullgarisë dhe popullin bullgar, ceket në kumtesën e MPJ-së bullgare.

Nga atje cekin se sjellja metodat e tillë  stimulojnë dukuri të diskriminimit dhe mostolerancës.

“Kjo paraqet mohim të drejtpërdrejtë të vlerave themelore evropiane dhe është në kundërshtim me të gjitha normat demokratike. Kjo kontribuon për krijim të mjedisit të pavolitshëm për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare dhe për secilin që dëshiron të zhvillojë marrëdhënie miqësore me Republikën e Bullgarisë”, thekson MPJ bullgare”, lajmëroi BTA.

Nga Ministria bullgare porositën se “mosukssesi i fushatës antibullgare në zgjedhje tregon se ajo nuk merr mbështetje nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Presim që ky të jetë stimul shtesë për përfaqësuesit e të gjitha partive politike në të ardhmen të përmbahen nga përdorimi i të ashtuquajturës ‘kartë bullgare’ në kontekst të përballjes politike dhe shoqërore. Në pajtim me nenin 11, paragrafi 6 i Marrëveshjes për miqësi, miqësi fqinjësore dhe bashkëpunim mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dy palët duhet të ndërmarrin “masa efektive për parandalim të propagandës jo qëllim-mirë nga ana e institucioneve dhe agjencive dhe do t’i dekurajojnë aktivitetet e subjekteve private të kahëzuara drejt nxitjes së dhunës, urrejtjes apo veprimeve të ndryshme të cilat do t’i dëmtonin marrëdhëniet tona”, theksuan nga MPJ bullgare.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë potencuan se zbatimi strikt, i vetëdijesuar dhe gjithpërfshirës i detyrimeve obliguese ndërkombëtare është me rëndësi kyçe dhe mbetet parakusht për përparim në inkuadrimin në BE.

“Republika e Bullgarisë, me vëmendje të posaçme do t’i ndjekë të gjitha proceset lidhur me krijimin e kushteve të domosdoshme për vetëidentifikim të lirë dhe ruajtje të të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në RMV dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për mbrojtjen e tyre në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, thekson MPJ e Bullgarisë.

The post MPJ e Bullgarisë: Fjalori me gjuhë të urrejtjes, i papranueshëm first appeared on TV21.

Lajme23 minutes ago

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

Maqedoni2 hours ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri2 hours ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme3 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni4 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni4 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri5 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme6 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme6 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni8 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota8 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme8 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

NA NDIQ NË FACEBOOK