Connect with us

Lajme

Befason drejtori i Inspektoratit: MPB në raportet për masat anti-Covid në autobusin e “Besa trans” ka shkruar tabela, por ato nuk ekzistojnë!

Publikuar

më

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Rufat Huseini në ClickPlus në TV21 ka nxjerrë një të dhënë të re të padëgjuar deri më tani për sa i takon regjistrimit të autobusit të aksidentuar të kompanisë “Besa trans” Shkup.

Huseini tha se nga Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar 58 raporte për zbatimin e masave anti-Covid te autobusi që u konstatua se nuk ka certifikatë të licencës.

Por, në raporte janë regjistruar targa, që sipas Huseinit, të njëjta targa nuk ekzistojnë.

“Unë kam 58 raporte që më janë dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme për shkelje të protokolleve anti-Covid. Por, shkruan regjistrimi i automjetit, tabela,… por nuk ekziston ky autobus”.

Gazetari: Na e sqaro, tani del se autobusi është i paregjistruar?

“Tani ka kaluar pikën kufitare mbi 130 herë. Unë, kam pranuar 58 raporte prej Ministrisë së Punëve të Brendshme prej Deve Bair dhe janë të gjitha të regjistruara tabelat e automjeteve. Edhe unë e kam këtë tabelë të regjistrimit. Por, por nuk është ky autobus. Tabela e regjistrimit e këtij autobusi nuk ekziston”.

Kujtojmë se autobusi në fjalë u aksidentua më 23 nëntor në Bullgari teksa kthehej nga Turqia. Si pasojë, mori flakë dhe vdiqën 45 udhëtarë dhe u lënduan 7 të tjerë./TV21

Maqedoni22 seconds ago

Befason Brukseli për çështjen me Bullgarinë! Siljanovska: “Është e qartë se ka ndryshim”

Lajme3 minutes ago

Zgjedhja e presidentes, Hamza: Beteja për drejtësi të vazhdojë, çlirimtarët tanë s’do të jenë vetëm

Lajme20 minutes ago

Kasami uron Presidenten e re të Kosovës: Kosova në rrugë të mbarë drejt stabilitetit institucional

Lajme1 hour ago

Osmani: Shiroka Pula nuk ishte pjesë e marrëveshjes sonë politike

Maqedoni2 hours ago

Ar, orë të shtrenjta dhe çanta “Hermès”, “Louis Vuitton” dhe “Dior” gjenden gjatë bastisjeve.

Shqipëri3 hours ago

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

Lajme4 hours ago

Justina Shiroka Pula zgjedhet presidente e Republikës së Kosovës

Maqedoni5 hours ago

Restorantet dhe hotelet shtrenjtohen sërish – çmimet rriten 3.8%

Shqipëri6 hours ago

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

Lajme7 hours ago

Votimi i ndryshim-ligjit për Specialen, Haradinaj: Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan

Maqedoni8 hours ago

“Pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë në Tearcë”, reagon ashpër Daut Memishi: Përparimi i komunës sonë nuk do të ndalet nga veprimet e papërgjegjshme!

Shqipëri8 hours ago

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

NA NDIQ NË FACEBOOK