Connect with us

Lajme

Ministri i Jashtëm serb i shprehu ngushëllime ministrit Osmani

Publikuar

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq ka shprehur ngushëllime deri te shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani për 45 viktimat në aksidentin tragjik në Bullgari.

“Thellë na ka shqetësuar lajmi për tragjedinë e rëndë e cila ka ndodhur në territorin e Bullgarisë, në të cilën tragjikisht kanë humbur jetë njerëz. Në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në emrin tim personal ju shprehu ngushëllime të sinqerta”, thuhet në telegram ngushëllimin e Selakoviq.

Në telegram ngushëllimin Selakoviq ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në rast të nevojës.