Connect with us

Lajme

Mësymja e armatosur në bilardon në Lezhë, policia reagon për herë të parë pas videos

Publikuar

Policia e Lezhës ka reaguar për herë të parë në lidhje me videon e publikuar në media, ku një grup të rinjsh në ambientet e një bilardoje në aksin e vjetër Lezhë-Milot, u kontrolluan nga disa persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë.

Në njoftimin e policisë konfirmohet që ngjarja të ketë ndodhur në datën 13 Nëntor dhe thuhet se personat e armatosur kishin hyrë me qëllim që të gjenin aty pronarin e lokalit me të cilin ishin në konflikt.

Fatmirësisht pronari i bilardos nuk ka qenë prezent në ato momente dhe kjo ka bërë që personat e armatosur të largohen pa lënduar njeri.

Policia bën me dije se në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e klientëve në lokal, shtetasve: A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë/ DVP Lezhë

Në lidhje me një video të publikuar në media dhe rrjete sociale, ku shfaqeshin disa persona të armatosur në një lokal, në aksin e vjetër Lezhë-Milot, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Lezhë, sapo janë vënë në dijeni kanë organizuar  punën për identifikimin e lokalit dhe personave që shfaqen në video.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datën 13 nëntor 2021, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në fshatin Zejmen dhe shtetasit që shfaqen në video, dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, i cili nuk ka qënë prezent.

Gjithashtu, bëjmë me dije opinionin publik se ngjarja nuk është raportuar në Polici, si dhe nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka pasur vjedhje, as persona të dëmtuar.

Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për vepren penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim.

Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon puna intensive për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

VIDEON E PLOTË E GJENI EDHE NË KËTË LINK.

NA NDIQ NË FACEBOOK