Shqipëri
Mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, këta janë 2 deputetët që munguan

Lulzim Basha mblodhi ditën e sotme në orësn 18:00 në selinë blu Kryesinë e Grupit Parlamentar, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në PD.
Në këtë mbledhje munguan Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi, të cilët janë rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha. Bylykbashi ka marrë pjesë në Foltoret e Berishës, ndërsa Vokshi i doli kundër kryedemokratit pasi ky i fundit vendosi të hapë garën për të zgjedhur kryetaren e re të Forumit të Gruas së PD-së.
Në fjalën e tij për mediat përpara se të hynte në mbledhje, Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha se ishte kthyer në një tub oksigjeni për Edi Ramën, teksa shtoi se koha e ish-kryeministrit ka mbaruar.
















