Connect with us

Lajme

Mbi 6 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal

Publikuar

Gjithsej 6.099 qytetarë deri më tani kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal, ndërkaq   gjithsej ka  35.811 qytetarë të interesuar, të cilët janë paraqitur përmes faqes së internetit vakcinacija.mk, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë për këtë vit është furnizuar me 40.000 doza vaksinash kundër gripit sezonal, gjegjësisht katër lloje të ndryshme të vaksinave, kryesisht të dedikuara për grupet e rrezikuara, si personat e moshuar (mbi 65 vjet), persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët. 

NA NDIQ NË FACEBOOK