Connect with us

Lajme

Mashtrimi i madh i Ramës me rrugën e ‘Arbrit’/ Po shet ‘sapunin për djathë’ (Foto)

Publikuar

Kryeministri Edi Rama bëri të njëjtën gjë edhe ditën e sotme, atë që di të bëjë më mirë, të shesë projekte dhe arritje boshe, pa asnjë rezutat konkret.

Gjatë ditës së sotme Rama me median e tij nxori para shqiptarëve përfundimin e rrugës së ‘Arbrit’ ndërkohë që në realitet aty nuk ka përfunduar ende asgjë.

Kreu i PD në njësinë 6-t, Dashnor Visha ka denoncuar skandalin e madh dhe mashtrimin e radhës së kryeministrit Edi Rama dhe teatrit të tij të bërë gjatë ditës së sotme.

Postimi i Vishës:

Ja dhe “Rruga e Arberit” sot perfundoi !!!

Sot nje bande hajdutesh me ne krye “palaçon” Kryeminister u munduan te jua shesin sapunin per djath shqiptareve e aq me teper zgjuarsise Dibrane.

Ky super mashtrues qe ne 2013 ju premtoi shqiptareve qe ne mandatin e pare te narkoqeverise kjo rruge do perfundonte.

Fotot dhe faktet sot pas 9 vitesh flasin qarte.

NA NDIQ NË FACEBOOK