Connect with us

Lajme

Makina inteligjente “kap mat” qindra shoferë në Durrës

Publikuar

Gjatë fundjavës “Makina inteligjente” e Policisë rrugore ka konstatuar 746 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, janë kosntatuar 112 shoferë me shkelje të trefishta për shpejtësi, përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.

Brenda qytetit, shumë makina kanë udhëtuar me shpejtësi mbi 90k/H.

Janë konstatuar 58 drejtues të tjerë për shpejtësi, për të cilët është vendosur edhe sanksioni plotësues pezullim i lejes së drejtimit, pasi shpejtësitë varionin nga 70 km/h deri në 90 km/h në rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Makina inteligjente, monitorim të qarkullimit të automjeteve gjatë orëve të mbrëmjeve, në rrugët e brendshme të Durrësit.

Prej mbrëmjes së datës 5 nëntor deri mbrëmjen e sotme, makina inteligjente është zhvendosur në Durrës, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të brendshme të qytetit të Durrësit, si dhe në dalje e në hyrje të këtij qyteti.

Gjatë monitorimeve me afate të shkurtra kohore, në shumë pika të cilësuara me risk për përfshirje në ngjarje rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Durrës, nëpërmjet makinës inteligjente, kanë konstatuar 746 shkelje për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që në qytet kanë arritur deri në 90 km/h.

Nga verifikimet ka rezultuar se:

  • 112 prej tyre janë konstatuar në shkelje të trefishtë: shpejtësi, përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 58 drejtues të tjerë për shpejtësi, për të cilët është vendosur edhe sanksioni plotësues pezullim i lejes së drejtimit, pasi shpejtësitë varionin nga 70 km/h deri në 90 km/h në rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit;
  • 54 drejtues janë konstatuar me shpejtësi dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK