Lajme
Lushnje/ Prindërit gjejnë të pajetë 13-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje.
Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./tch





















