Connect with us

Uncategorized

Luçiano Boçi bën deklaratën e fortë dhe “shuan” zërat kundër për firmat/ E pandershme të dyshosh tek demokratët

Publikuar

Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka hedhur poshtë zërat dyshues sa i takon firmave të mbledhura për 11 Dhjetorin, ditë kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i demokratëve.

Ai ka theksuar se të hedhësh hije dyshimi mbi ata që përballuan 25 Prillin, kur sipas tij u bë një masakër zgjedhore, është e pandershme dhe politikisht jo korrekte.

“DY FJALË…

Demokratët e Elbasanit dhe kur kanë firmosur dhe kur jo, kanë shprehur vullnetin dhe bindjen e tyre, larg çdo presioni apo miklimi të çfarëdolloji.

Të hedhësh hije dyshimi mbi ata që përballuan me guxim masakrën zgjedhore të 25 prillit, për më tepër për guximin e tyre, është e pandershme dhe politikisht jo korrekte.

Unë jam përulur me respekt dhe do vazhdoj të jem falenderues për punën dhe sakrificën sublime të tyre!

Mua dhe të tjerët na ulën në parlament vota dhe mundi i atyre që kanë firmosur dhe atyre që nuk kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Asnjë gjykim dhe paragjykim për askënd!

Vetëm borxh ndaj tyre, falenderime e bekime!

Pa ATA s’ka fitore!

Pa ATA s’ka bashkim!

Pa ATA s’ka PD!”, shkruan Boçi në rrjetin social facebook.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK