Connect with us

Lajme

Lëvizja Besa është në Qeveri /VIDEO

Publikuar

Pse Lëvizja Besa është shkëputur nga shumica aktuale, duke u përgjigjur në këtë pyetje, deputeti Kastriot Rexhepi në ClickPlus në TV21 tha se “Besa nuk është shkëputur ende nga Qeveria”.

“Nuk është shkëputur”, tha Rexhepi.

Por, duke komentuar dorëheqjet e ministrit të Bujqësisë, Arjanit Hoxha dhe dy zëvendësministrave, ai shtoi se këto veprime nuk nënkuptojnë se Besa nuk është pjesë e shumicës aktuale.

“Ata mund të japin dorëheqje, por kjo nuk nënkupton se Lëvizja Besa nuk është në shumicë”, tha Rexhepi më tej./TV21