Connect with us

Shqipëri

Kush janë deputetët e Bashës me në krye Gaz Bardhin që festojnë në Milano pastaj kthehen në Parlament dhe flasin për varfërinë

Publikuar

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë vizituar Milanon, qyteti më i shtrenjtë në Italinë e Veriut dhe njëherazi kryeqendra europiane e modës. 

Në krye të deputetëve demokratë është Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. 
Bashkë me Gazment Bardhin, në fotot e publikuara në internet ndodhet edhe deputeti i Lezhës, Agron Gjekmarkaj (mban maskë), ai i Lushnjes, Saimir Korreshi, deputeti i Kukësit Flamur Hoxha, i Matit, Kreshnik Çollakusi dhe deputeti i Devollit, Bledjon Nallbati

Ata janë fotografuar nga një shqiptar rezident atje, në një prej lokaleve më të shtrenjta të Milanos i cili në fotot e dërguara në redaksinë e JOQ shkruan se vetëm fatura e pijeve që konsumuan deputetët shkoi 250 euro.

Me rastin e kësaj vizite deputetët nuk kanë harruar të bëjnë edhe shoping, te dyqanet e shtrenjta të Zara-s në Milano

Mësohet se deputetët kanë udhëtuar këtë të premte drejt Italisë, nisur nga fakti që ata munguan gjatë punimeve në komisionet parlamentare ditën e sotme. 

Nuk dihen arsyet e vizitës së deputetëve demokratë me Gazment Bardhin në krye, në Itali, ndërsa zyrtarisht nga PD nuk ka ndonjë njoftim.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK