Connect with us

Lajme

Kush është kryetari i degës së PD që doli kundër Berishës dhe më pas u bashkua me PS

Published

on

Një ditë më pare, “Foltorja” e demokratëve ishte në qytetin e Librazhdit nw ndalesën e radhës. Ashtu si në qytetet e tjera ku ka udhëtuar Foltorja, edhe demokratët e qytetarët e Librazhdit ishin të gjithë aty, përveç njërit.

Në sy ra mungesa e Kryetarit të PD-së në Librazhd, Bujar Vretos. Ky i fundit vendosi t’i braktisë demokratët e Librazhdit në mënyrë të pakuptimtë.

Por edhe pse moralisht z. Vreto do të duhej të ishte dje në sallë, teknikisht ai është në të drejtën e tij të bëjë zgjedhjet që gjykon të arsyeshme. Por ka vetëm një konstatim që nuk mund të injorohet.

Si asnjëherë tjetër, pak ditë më parë kryetari i demokratëve të Librazhdit zgjodhi të ishte i pranishëm në “foltoren” e Taulant Ballës në kuadër të Ditës së Çlirimit të Librazhdit nga partizanët komunistë; ama po i njëjti nuk e gjykoi të arsyeshme të bashkohej me demokratët në Foltoren që po i prin demokratët ne çlirimin e Partisë Demokratike më 11 Dhjetor.

Bujar Vreto nuk është i vetmi që mes demokratëve dhe aktiviteteve të Rilindjes, zgjedh këtë të dytën. Por është rasti më i fundit sesi te drejtuesit lokalë të PD-së, besnikë të Lulzim Bashës, mes demokratëve dhe socialistëve – struken më kollaj në llogoren e dytë.

Nën “modelin” e kryetarit ne detyrë të PD-së, demokratët fundja janë “llum antiamerikan”, ndërsa Edi Rama dhe Taulant Balla, nuk janë veçse aleatë te mirëfillte në hallin që do të zgjidhet në 11 Dhjetor!

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com