Connect with us

Lajme

Kush e kishte në shënjestër? Grekët zbulojnë detaje nga vrasja gjakftohtë e shqiptarit

Publikuar

më

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit shqiptar Marjus Dhiamanti mbrëmjen e së martës në Greqi. Kushëriri i tij, Juxhin Bajrami që u plagos punonte në karburantin që ishte në pronësi të gruas greke me të cilën ishte lidhur 37-vjeçari nga Delvina që mbeti i vdekur.

“Protothema” shkruan se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestër të atentatorëve, të cilëve dyshohej se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh. Autorët ishin profesionistë. Gazeta shkruan se “pas vrasjes duket se fshihet mafia shqiptare, e cila donte të mbyllte llogaritë e hapura me plumba dhe gjithçka që ka të bëjë me trafikun e kokainës në Athinë dhe Mikonos”.

“Nga autoritetet shqiptare erdhi një informacion se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestër të personave të panjohur, të cilëve dyshohet se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh” shkruan media greke.

Autorët kanë qenë profesionistë, pasi ata kanë lëvizur të qetë pa lënë hapësirë ​​reagimi, ndërsa fakti që pas përfundimit të operacionit kanë djegur mjetin e vjedhur që përdornin tregon se kanë dashur të zhdukin çdo gjurmë për të mos lënë asnjë provë.

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për lidhjet që ka pasur me qarqet e kokainës dhe Mykonos. Në të kaluarën dhe konkretisht në vitin 2010, 37-vjeçari ishte akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Kypseli. Mirëpo ai kishte arritur të shpallet i pafajshëm me pretendimin se arma ishte përdorur nga një person tjetër në atë kohë./ db/Abcnews.al

Maqedoni56 minutes ago

Përmbysje në kulturë: Gjykata Kushtetuese shfuqizon Marrëveshjen Kolektive, pagat duhet të rregullohen deri më 1 prill!

Shqipëri1 hour ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme2 hours ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni3 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri4 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme5 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni6 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri6 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme8 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme8 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni8 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri9 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

NA NDIQ NË FACEBOOK