Connect with us

Lajme

Kur dhe si do të formohet shumica e re?!

Publikuar

Përpara zgjedhjeve lokale, të gjitha partitë deklaruan se do të krijojnë shumicë të re parlamentare.

 “Ekzistojnë dy opsione, e para është shumicë e re parlamentare pastaj zgjedhje të parakohshme, opsioni i dytë menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe humbjes së këtij pushteti të ketë zgjedhje të reja parlamentare”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski (13.10.2021).

 “Jam i bindur se të hënën do të habiteni shumë vetë se nga u bënë ato numra.

F.A: Në kampin aktual apo në kampin opozitar? Se kjo është shumë me rëndësi? Në kampin opozitar do t’i bëni 61? Apo kampi aktual do t’i bëj 62 plus?

Z.I: Unë po ju flas për pjesën që më pyetët, e ajo është për kampin opozitar”, potencoi Zekirija Ibrahimi nga Alternativa (26.10.2021).

Edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se nga e hëna fillon procesi për shumicën e re. Shtoi edhe se shumica e re parlamentare do të bëhet me disa deputetë të LSDM-së dhe BDI-së.

 “Unë po them që ka edhe eksponent brenda për brenda, edhe LSDM-së edhe BDI-së që do të jenë pjesë e shumicës.  Edhe të BDI-së do t’i merrni deputet? Pse jo? Është legjitimi totalisht, po me zotin Apasiev e shihni në formacionin e qeverisë së re, që doni ta bëni me VMRO-DPMNE-në?

Unë nuk jam Naser Zyberi, nuk jam mandatar…”, u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

E dy ditë pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale asgjë e re dhe asnjë lëvizje për shumicën e paralajmëruar. I ftuar në Click Plus, mbrëmë Arben Taravari nga koalicioni ASH-AAA, duke folur për bashkëpunimet, përjashtoi mundësinë e një koalicioni me LSDM-në, megjithatë e la të hapur mundësinë për bisedime me ta. E sa i përket Levicës, tha se mund të bëjnë shumicë edhe pa të.

 “Integrimi evropian është domethënë apriori, kusht i padiskutueshëm për të bërë qeveri të re dhe mendoj se këtu nuk ka ndonjë paqartësi. A e keni diskutuar me zotëri Mickoskin, i keni folur kushtet e juaja? I kemi biseduar dhe ai i ka të qarta këto porosi dhe mendoj se ai për Prespën nuk ndonjë pakënaqësi”, theksoi Arben Taravari – Sekretar gjeneral i ASH-së.

Para zgjedhjeve lokale po ashtu edhe nga kampi qeveritar ka pasur deklarata se shumica vetëm do të zgjerohet. Këtë e pat pohuar edhe kreu i LSDM Zoran Zaev, i cili ka koalicion me BDI-në, Besën dhe PDSh-në, ndërsa synon të bashkëpunojë edhe me partinë e Afrim Gashit, për të cilën është shprehur se po nënvlerësohet nga partneri i saj i koalicionit ASH.

NA NDIQ NË FACEBOOK