Connect with us

Lajme

Kongresmeni Zeldin letër Blinken: E papranueshme që nuk më jepni informacion për rastin e Berishës

Published

on

Kongresmeni amerikan Lee Zeldin, republikani që përfaqëson një rajon të Nju Jorkut, i ka shkruar një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku vazhdon të kërkojë informacione për rastin e liderit historik demokrat, Sali Berisha.

Në letër thuhet se janë bërë pesë muaj që kur ai ka bërë kërkesën e parë për informacion, por nuk e ka marrë diçka të tillë. Zeldin i kujton Blinken se Kongresi e ka për detyrë të mbikëqyrë ekzekutivin, duke përfshirë edhe Departamentin e Shtetit.

Ai e akuzon Blinken se po ngadalëson një kërkesë të Kongresit për transparencë, duke theksuar se kjo është e papranueshme.

Në një seancë të Kongresit në qershor, Zeldin kërkoi nga Blinken informacion specifik për vendimin ndaj Berishës. Megjithatë Blinken u shmang pa iu përgjigjur pyetjeve direkte.

 

LETRA E PLOTE

Po ju shkruaj sot në vazhdim të letrës time të datës 27 gusht 2021, duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin e duhur të Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar informacionin që përshkruan “korrupsionin domethënëse” në lidhje me procesin që Departamenti i Shtetit ka përdorur për të sanksionuar Sali Berishën.

Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time origjinale, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.

Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme që Departamenti  i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.

Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju kërkoj që t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe pres përgjigjen tuaj të menjëhershme.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com