Connect with us

Lajme

VMRO DPMNE për paraqitjen e Rexhepit: Kështu duket njeriu i shantazhuar

Publikuar

“Kështu duket njeriu i shantazhuar i cili ka shumë kundërshtime me tregimin e vet dhe njeriu i cili interesi personal është para kolektives”, reagojnë nga VMRO-DPMNE për deputetin Kastriot Rexhepi.

Shtojnë se nga Rexhepi, BDI dhe LSDM i dhemb koka Bashkimit Evropian, se Rexhepi është hamendësuar nga këto dy parti me metoda aspak demokratike dhe evropiane.

“Nëse BDI dhe LSDM janë vlera evropiane në të cilat beson Kastriot Rexhepi, atëherë Bashkimit Evropian i dhemb koka nga Kastrioti, BDI dhe LSDM. Kastriot Rexhepi me bindje vetanake ka vendosur nënshkrim për rrëzimin e Qeverisë që LSDM-së dhe BDI-së, kurse më pas pasi u zhduk më shumë se 10 orë, e ndryshoi qëndrimin dhe BDI dhe LSDM iu bënë shembuj i vlerave. Metodat me të cilat LSDM dhe BDI e kanë hamendësuar Kastriotin, as nuk janë demokratike, as evropiane, por janë të regjimit”, qëndron në kumtesë, transmeton TV21.

NA NDIQ NË FACEBOOK